Connect with us

Pinknews

Kiara Tito flet “pa dorashka”/ Më pëlqejnë meshkujt dominantë

Moderatorja Kiara Tito ka folur “pa dorashka” në lidhje me raportet e saj personale.

Kiara ka treguar në programin radiofonik në “Big Brother Albania se i pëlqejnë meshkujt dominantë dhe protagonistë.

Ajo tregoi se këto janë edhe disa nga cilësitë që e tërheqin te këngëtari Luiz Ejlli. Ajo theksoi se te Luizi i pëlqen gjithashtu fakti që i shpreh dashurinë, që është romantic dhe përkujdeset për të.

“Më pëlqejnë meshkujt dominantë. Në një tavolinë më pëlqen që mashkulli im të jetë protagonist. Te Luizi më pëlqen që e shpreh dashurinë, që është romantik, përkujdeset dhe jam i sigurt që jashtë do jetë edhe më i mirë.

Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. “Big Brother”-i im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon”, nënvizoi moderatorja.

Advertisement