Connect with us

Kosova

KiE-Kosovës: Njësitë Speciale të mos çohen në Veri për detyra të zakonshme

Këshilli i Europës ka publikuar Raportin për Kosovën, në të fund të së cilit ka dhënë edhe një numër të madh rekomandimesh për të përmirësuar gjendjen në fusha të ndryshme.

Këshilli i Evropës ka kërkuar që të respektohet plotësisht pavarësia e sistemit të drejtësisë duke u përmbajtur nga “kritikat e panevojshme që minojnë besimin në drejtësi” dhe kërkojnë që të vazhdohen përpjekjet për reforma në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe duke respektuar plotësisht standartet evropiane.

Përveç këtyre, Këshilli i Evropës ka kërkuar që institucionet e Republikës së Kosovës të përmbahen nga përdorimi i forcave speciale të Policisë për detyra të përditshme në Veri dhe të sigurojë që forcat speciale të dërgohen atje vetëm në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Gjithashtu Këshilli i Evropës ka kërkuar që në mënyrë urgjente të adresohet mungesa e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar për çështjet e pakicave.

Advertisement