Connect with us

Politike

KiE vlerëson “Shtëpia me Gjethe”, si Muzeu më i mirë 2020

Është kënaqësi që sonte, në këtë oborr të pasmë, gjysmë në fshehtësi, gjysmë në dritë, gjysmë në errësirë të celebrojmë një moment shumë të bukur. Në fakt besoj që kjo skenografi, bashkë me prozhektorët që duken sikur janë marrë nga ato prozhektorët e hetuesisë së përgjithshme? shkon më shumë sesa do të shkonte një marrje e këtij çmimi në Strasburg, ku përndryshe, po të mos na kishte ndaluar pandemia, do të ishte zhvilluar kjo ceremoni.
Disa vite më parë, Polonia shpenzoi plot 80 milionë euro për të ndërtuar pranë kantierit të  “Solidarnosc”  në Gdansk një muze, i cili ashtu si Shtëpia me Gjethe u krijua aty ku kishin ndodhur ngjarje për të cilat sigurisht ia vlente që të gjithë brezat e mëpastajmë të mos harronin. E njësoj si Shtëpia me Gjethe, ai muze u vlerësua nga Këshilli i Europës me çmimin e vitit 2016 dhe në një seksion të atij muzeu, që i dedikohet Papa Gjon Pali II, është e shkruar në mënyrë shumë të dukshme shprehja e Atit të Shenjtë: “Drita e Gdanskut ndriçon dhe i jep shpresë gjithë botës”.
E nëse do t’i referoheshim po Atit të Shenjtë për një mbishkrim për këtë muze, besoj që do të ishte shprehja e tij këtu në Shqipëri, në vitin 1994, kur tha; “Kujtesa është një hap i pashmangshëm, për të ndërtuar të ardhmen, duke mos përsëritur gabimet e të shkuarës”.
E më vjen jashtëzakonisht mirë që sot, muzeu modest në përmasë, por aspak modest në ambicie, Shtëpia me Gjethe vlerësohet me një çmim shumë prestigjioz e për më tepër vlerësohet mes një shoqërie goxha sfiduese, një zinxhir i tërë muzesh të tjerë, i ndërtuar në këtë periudhë në gjithë kontinentin tonë, duke faktikisht na dhënë një sadisfaksion të veçantë për përpjekjen që ta kthejmë kujtesën e një kohe shumë të zymtë, e një periudhe që ende sot janë jo të paktë ata që duan ta harrojnë, apo duan ta mbulojnë, apo duan ta fshehin, në një arsye shumë të fortë për të kaluar orë e momente të paharrueshme, pikërisht duke e prekur, duke e parë dhe duke e ndjerë fizikisht, jo thjesht përmes një libri me rrëfime, por përmes objekteve, duke përjetuar një eksperiencë që e mbajnë edhe vetë muret mes të cilave zhvillohet gjithë muzeu.
Më vjen mirë që me këtë, jo se ka qenë nevoja në fakt, por i jepet dhe një përgjigje tjetër atyre, të cilët nuk kanë lënë fjalë pa thënë dhe nuk kanë lënë sherr pa nxitur kundër kësaj përpjekjeje që është materializuar jo vetëm tek Shtëpia me Gjethe, por edhe tek Bunk’art 1 e Bunk’art 2 dhe tek vetë Autoriteti i Dosjeve, që u ndërtua prej nesh pikërisht për të thelluar vështrimin mbi këtë pjesë kaq të zymtë të së shkuarës sonë.
Janë disa muze që janë vlerësuar nga Këshilli i Europës me këtë çmim, që hyn në të njëjtën kategori përsa i përket kontroversalitetit të tyre në raport, natyrisht, me këndvështrimin e gabuar që sapo solla këtu për ju. Përshembull, në vitin 2018, çmimi i është dhënë Muzeut të Fëmijëve të Luftës në Sarajevë, por atje nuk është ngritur njeri të protestojë dhe nuk ka pasur kundërshti politike të tipit që po i bëhet një himn Sllobodan Millosheviçit. Apo në vitin 2014, çmimi i është dhënë një muzeu në Trabzon të Turqisë, i cili i dedikohet artit otoman, por askush nuk është ngritur të thotë se Këshilli i Europës po vlerëson nostalgjinë për Perandorinë Otomane.
E kështu me radhë mund të sillen plot shembuj, për të ardhur tek një shembull që është shumë domethënës në fakt e që duhet t’i mjaftojë të gjithëve, për ta mbyllur sqepin lidhur me domosdoshmërinë që të gjithë këtë kujtesë, ne ta qasim me të gjitha format e mundshme. Një ndër të cilat, edhe më efikasja besoj unë, është forma e kulturës. Në fund të fundit, ajo kohë është pjesë e historisë sonë, por është dhe pjesë e pazgjidhshme e kulturës sonë.
Ajo kohë ka influencuar kulturën tonë si njerëz, si shoqëri e në të gjitha format e veta të shprehjes dhe pastaj, natyrisht, si kanë qenë ato forma të shprehjes, sa ato e kanë deformuar mënyrën tonë të të parit të gjërave. Sa ato e kanë influencuar mënyrën tonë të komunikimit, sot e gjithë ditën, kjo është një temë krejt tjetër, që nuk ka të bëjë me fajin e zbulimit, por ka të bëjë me mëkatet e atij regjimi dhe zbulimi i të cilave në sytë e brezave që vijnë nuk është faj, por, përkundrazi, është detyrë.
Dua të sjell dy shembuj që besoj plotësojnë njëri-tjetrin. Një shembull me një djalë të ri, por dhe jo shumë të ri, një nga të lindurit e vitit 1990, i cili pasi pa Bunk’artin, më ka thënë që për herë të parë, – llogariteni sa vite u desh të kalonin për të dhe nuk ishte më fëmijë, nuk ishte më adoleshent, – mund të besonte të gjithë ato që kishte dëgjuar për komunizmin. Për herë të parë mund të besonte se të gjitha ato tmerre apo gjithë ato lemeri që ishin thënë, që ishin treguar, që ishin komentuar, apo që edhe ishin hiperbolizuar po të doni, kishin lidhje me të vërtetën. Kam mbetur pa fjalë për këtë, sepse nuk e kisha menduar asnjëherë që dëshmitë e rrëfyera përmes librave, e rrëfyera përmes televizorëve, e rrëfyera përmes të thënave nga njeriu tek njeriu, nuk kishin arritur dot të krijonin jo vetëm tek ai, por pastaj e kam konstatuar sepse e kam ndjekur me kuriozitet tek bashkëmoshatarë të tij, ndjesinë e një të vërtete që mund të ishte aq e rëndë.
Çfarë ndryshimi ka për dikë që nuk e ka kaluar atë kohë, për dikë që nuk e ka jetuar atë histori, mes librit të historisë që lexon dhe historisë që e shikon në muret e një muzeu apo dhe vetë qenien e një muzeu, sepse, qoftë tek Bunkart-et, qoftë edhe këtu, është vetë qenia e muzeut që dëshmon historinë.
Unë besoj që është impakti fizik i kujtesës, është ndjesia e prekshme e mureve, e objekteve, e atmosferës, e aromës që i flet në mënyrë shumë më efikasë dikujt që nuk e ka jetuar atë kohë, dikujt që ka lindur më pas, apo dikujt që në atë kohë ka jetuar diku tjetër. Për këtë besoj se është aq efikas tek gjermanët e perëndimit apo tek perëndimorët që vizitojnë Berlinin, muzeu i Checkpoint Charlie, ku përmes të njëjtës rrugë iu bëhet njerëzve e dukshme, e prekshme, e pranishme, ajo që ka qenë jeta e të tjerëve në një kohë kur ata nuk kanë jetuar, ose kur kanë jetuar një jetë tjetër.
Shembulli tjetër është shembulli i të huajve. Kam takuar dy nga njerëzit që e kanë vizituar këtë muze dhe që nuk janë njerëz të zakonshëm. Njëri Princi Albert i Monakos dhe tjetri ish Presidenti i Francës, Nikola Sarcozy. Që të dy, kur kanë dalë nga kjo shtëpi, kanë pasur një kuptim krejt tjetër të Shqipërisë. E them këtë sepse të dy i kam takuar përpara se të hynin në këtë shtëpi dhe pasi kanë dalë nga kjo shtëpi. Madje, për Princin më saktë, Mirela simuloi një marrje pyetje, aty ku është salla apo dhoma ku është vendosur tryeza e hetuesisë.
Përshtypjet e tyre e kalonin përshtypjen për thjesht një muze, sado që fjalët për muzeun ishin natyrisht me superlativë, por që përshtypjet shkonin përtej muzeut. Përshtypjet ndikonin dhe ndikuan më shumë më pas në mënyrën e të kuptuarit të këtij vendi, në mënyrën e të kuptuarit e shumë pse-ve të pakuptueshme për ata që nuk e njohin nga afër historinë e këtij vendi, të dallimeve të këtij vendi dhe vendeve të tjera ish-komuniste, të dallimeve të mëdha në nivelin e brutalitetit, në nivelin e prapambetjes dhe në nivelin e izolimit, të kapacitetit rrënqethës të atij regjimi për t’i çuar deri në ekstrem instrumentet e kudondodhur të censurës apo të torturës në të gjithë perandorinë komuniste.
Të hezitosh që ta ballafaqosh këtë të shkuar është thjesht të shtysh për më tutje çlirimin prej saj, ndërsa të shkosh drejt kësaj të shkuare, duke e zbuluar atë dhe mundësisht duke gjetur forma sesi ajo zbulohet në të gjithë përmasat e saj për ata që nuk e kanë njohur, do të thotë të përshpejtosh çlirimin prej të shkuarës dhe të kurosh sëmundjet e trashëgueshme të asaj kohe. Komunizmi nuk mbaron, kur mbaron. Komunizmi nuk mbaron kur bie regjimi. Komunizmi ngjan shumë me një fatkeqësi bërthamore, e cila ka dy faza. Ka një fazë të llahtarshme kur ndodh dhe ka dhe një fazë tjetër të ngadaltë, kur shfaqet hap pas hapi, në formën e deformimeve që shkaktohen si pasojë e fazës së parë të fatkeqësisë që është shpërthimi dhe dalja nga kontrolli e të gjithë elementëve deformues që janë të padukshëm, janë në ajër, por e bëjnë të pajetueshme një hapësirë të tërë për bimët, për kafshët, për njerëzit dhe që ndikojnë në formacionet e tyre duke i deformuar, duke i transformuar, duke i nënshtruar ndaj një komplikimi që vjen si rezultat i një faktori të jashtëm.
Këtu janë disa prej miqve tanë ambasadorë që janë të detyruar, e kanë si pjesë të përshkrimit të punës së tyre që të hyjnë edhe në këtë sherrnajën tonë dhe që me shumë të drejtë nuk arrijnë ta kuptojnë ose asnjëherë, ndoshta, nuk arrijnë ta kuptojnë sesi ka mundësi. Në fakt, është sëmundje e trashëguar. Kemi jetuar në kohën e Shtëpisë me Gjethe, kur ishte e gjitha e mbuluar me gjethe, jo si sot, gjysmë e zbuluar, kur gjethet ruhen si element dekorativë. E faktikisht, kemi jetuar pa të drejtën për të kundërshtuar dhe nuk jemi mësuar të kundërshtojmë në mënyrë civile. Askush nuk ka mësuar sesi të kundërshtohet në mënyrë civile dhe se si bashkëjetohet me të kundërtat. Të kundërtat kanë qenë të gjitha armiqësore dhe kur kanë qenë të fshehta, kanë qenë të fshehta sepse ishin të ndaluara. Kur kanë qenë të hapura, kanë qenë jetëshkurtra sepse kanë qenë të dënuara.
Për të gjitha këto arsye dhe për shumë të tjera, që nuk është vendi dhe nuk jam unë njeriu i duhur për t’i shtjelluar, Shtëpia me Gjethe është një nga gjërat më të mira, besoj unë, që ne kemi mundur të bëjmë,
Këtu me të drejtë u falenderuan shumë njerëz.
Nuk është se nuk u falenderua dhe Mirela, por unë do ta falenderoj në mënyrë të veçantë Mirelën, sepse ka qenë këmbëngulja e saj e vazhdueshme dhe dhe aftësia për t’i qëndruar njerëzve mbi kokë, deri në stres, por edhe një aftësi e veçantë, e trashëguar nga prejardhja e saj, për të bërë një muze të bukur, por me pak shpenzime, se Mirela është nga Gjirokastra, kuptohet.
Të gjitha këto veti bashkë kanë ndihmuar që puna e bërë për muzeun të jetë një punë, që mund ta them me plotë gojën, e shkëlqyer sepse janë bashkuar bashkë të pabashkueshmet, ku përmendëm emra. Merrini emrat një nga një. Unë nuk e di se kush tjetër dhe në çfarë rrethanash të tjera mund t’i bashkonte, sigurisht duke e shfrytëzuar më së miri subjektin, që ishte përbashkues për të gjithë ata emra. Por pikërisht se është sëmundje e trashëgueshme, flama e paaftësisë për të jetuar në mënyrë civile me të kundërtat, ata emra janë bashkuar vetëm për këtë muze dhe kanë qenë në paqe me njëri- tjetrin vetëm gjatë kohës që kanë punuar për projektin e muzeut. Para dhe pas kësaj faze, midis tyre do të gjeni sherre për t’u muzealizuar edhe ato, por në një kohë tjetër.
Shumë faleminderit!​
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Politike

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

Nga Andi Bushati

Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes Tiranës dhe Prishtinës është riaktivizuar sërish, duke marrë këtë herë si pretekst një episod të ri të një refreni të vjetër: atë se kokfortësia e kryeministrit të Kosovës po thellon çarjen me perëndimin. Shkak për valën e kësaj here është bërë refuzimi që i shteteve kryesore të BE, për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti po akuzohet se i tha një “JO” të prerë futjes së një kushti të ri, atij të ndërlidhjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kriteret e pranimit në KiE. Ai e etiketoi si “absurd” këtë pretendim dhe nuk pranoi të bëjë pazar për të marrë antarësimin në një organizëm të rëndësishëm të kontinentit, në këmbim të bosnjëzimit të vendit të vet.

Natyrisht, pavarësisht nga arsyet apo justifikimet, “JO”-ja e tanishme nuk është një lajm i mirë. Mospërfundimi i antarësimit të plotë pasi pjesa dërrmuese e asamblesë parlamentare ka votuar me shumicë dërrmuese pro Kosovës, i jep gjithësecilit të drejtën të flasë për një dështim. Por, përtej këtij konkluzioni sipërfaqësor, konteksti dhe rrethanat e këtij refuzimi duhen analizuar.

Në radhë të parë ato krijojnë një kontradiktë sistemore mes deputetëve të asamblesë parlamentarëve që votojnë dhe vendimmarrjes të qeverive që shërbeu si veto. Ajo e shndërron në absurd krejt procesin e antarësimit në KiE. Së dyti, ajo nxjerr në pah edhe një kontradiktë tjetër. Dihet se Këshilli i Evropës ka në fokus të tij të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tij. Si i tillë antarësimi i Kosovës në të do të nënkuptonte automatikisht më shumë garanci edhe për serbët lokalë. Prezenca në KiE dhe futja  automatikisht në juridiksionin e Gjykatës të të Drejtave të Njeriut do i mbronte ata më shumë edhe sesa vetë asocacioni i i kërkuar me këmbëngulje nga Beogradi.

Por duket se vendet kryesore të perëndimit janë të gatshme të testojnë edhe dobësinë e institucioneve të tyre edhe të injorojnë interesat konkrete të qytetarëve serbë të Kosovës, vetëm për të arritur një qëllim: të vazhdojnë përpjekjen e kotë për të përkëdhelur Aleksandar Vuçiçin, që i shntazhon sistematikisht pqrmes aleatëve të tij Putin dhe Xi Jimping.

Duhet të jemi realistë, kushti për të penguar Kosovën si anëtare të 47 të Këshillit të Evropës ka qenë një lobim i hapur i Beogradit. Për interesa gjeopolitike fuqitë evropiane e pranuan atë. Ashtu sikurse pranauan marëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit, pavarësisht se Vuçiçi e kishte krahun e sëmurë për ta nënshkruar, ndërsa Prishtina qe e gatshme ta bënte. Këto standarte të dyfishta u panë edhe në kërkesën gojore, ndryshe nga sa parashihnin draftet e planit franko gjerman, për të filluar së pari punën me asociacionin. Ato u theksuan më tepër me fajësimin e Kosovës për krizën në katër komunat veriore, ndonëse dukej qartë se Beogradi ishte ideatori i kaosit të krijuar. Ato kulmuan me vendosjen e sanksioneve ndaj Prishtinës dhe me ledhatimin e presidentit serb, edhe pasi ky dërgoi paramilitarët e vet, të kryesuar nga Radioçiç të kryenin sulmin terrorist në Banjskë.

Pra e gjithë kjo kronologji të çon në një konkluzion të stërthënë, të pranuar në mënyrë të zëshme edhe nga shumë politikanë dhe analistë në Evropë e SHBA, atë të kristalizimit të një politike prendimore që do të sakrifikojë interesat e Kosovës me shpresën për të mos lënë të dalë nga vatha Vuçiçin.

Ky është edhe thelbi i konfiktit të fundit me veton për antarësimin në KiE, që Franca dhe Gjermania e kushtëzuan, papritmas, me shpënien e draftit për asocacionin në Gjykatën Kushtetuese.

Pyetja që shtrohet përpara të gjithë armiqve, kritikëve të Albinit apo servilëve të shpallur të fuqive të mëdha është: çfarë duhet të bëjë një lider kosovar kur atij i kërkohet, nga aleatët e vet, të nënshkruajë koncesione në favor të Serbisë? Ti bindet qorrazi? Apo ti rrezistojë me koston jo të lehtë të sanksioneve personale dhe vonesave për vendin?

Pa zgjidhur këtë dilemë nuk mund të kesh një pozicion të ndershëm dhe të drejtë në raport me veprimet dhe aktet e Kurtit. Ndaj tij mund të jesh i ashpër, t’i kërkosh politikisht madje dhe kokën, ti vësh në dukje shkarjet në koherencë, taktizimet për të fituar kohë, piruetat për të shmangur trysninë e tmershme ndërkombëtare, por nuk mund ti kërkosh asesi shitjen e mandatit për të cilin është votuar.

Se ç’ndodh në raste të tilla e kemi parë shpesh herë, madje e provoi së fundi edhe fati i LSDM në zgjedhjet në Maqedoni. Forca politike që sillen si lakej të ndërkombëtarëve, në të kundërt asaj që do dhe kërkon populli i tyre, rrezikojnë të zhduken nga harta elektorale. Përpos kësaj, ata i hapin rrugën partive dhe rrymave gjithnjë e më nancionaliste dhe anti perendimore.

Mund të duket tejet paradoksale, por ajo që kritikohet si rezistenca kokfortë e Albin Kurtit, po e mbron Kosovën nga ngjizja e sentimenteve kundër vendeve aletate për shqiptarët. Duke i thënë atyre jo për polotësimin e kërkesave të Serbisë qeveria e Vetëvendosjes po ruan vazhdimsinë e besimit tek SHBA dhe BE. Pikërisht kjo vlen edhe për mospranimin e veçimit së Asociacionit nga paketa e marrveshjes që pretendohej se do të prodhonte njohjen “de facto” të Kosovës. E këtu duhet qëndruar, qoftë edhe me çmimin e padrejtë të vonesës së antarësimit në KiE./Lapsi.al

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK/ Meta: Faktet diheshin, të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar operacionin e SPAK, ku u lëshuan rreth 50 urdhër arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, edhe pse më e madhe e tyre mbeten ende në arrati.

Gjatë një konferencë për mediat, Meta tha se “Metamorfoza” është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale.

Meta u shpreh se faktet diheshin me kohë dhe se duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit, por sipas tij, SPAK vepron nën diktatin e kryeministrit Edi Rama

“Metamorfoza është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale. Faktet që janë bërë publike sot janë ditur edhe para një vit. Është një operacion i karakterit propagandistik, përderisa edhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesore janë zero.

Është gjithçka që kryhet nën diktaktin e Ramës. Duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 majit, por aty grupe duheshin atyre për të grabitur bashkinë e Shkodrës dhe shumë bashki të tjera dhe më pas për të prodhuar statistika. Ato dosje janë vënë në depoziton nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Meta.

Continue Reading

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING