Bota
“Kievi i ka mohuar Putinit qëllimin kryesor”/ Blinken: Ukrainasit nuk janë vetëm, SHBA do të qëndrojë pranë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse, nga ku ka theksuar se ukrainasit “nuk janë vetëm”.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë jush që nga dita e parë. Ne jemi me ju sot dhe do të qëndrojmë pranë jush”, pohoi ai.
“Ju i keni mohuar Putinit qëllimin kryesor, fshirjen e Ukrainës nga harta”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.
Ai shtoi se Ukraina gjithashtu ia doli të ndalojë sulmin e Rusisë ndaj Kievit.
“Ne do t’ia vështirësojmë punën Rusisë që t’ju godasë”, tha Blinken, duke shtuar se “koha është element thelbësor”.