Bota
Kievi “zbardhet” nga dronët rus, Trump: Zelensky po bënë një punë të tmerrshme

Kievi ka përjetuar një tjetër natë tmerri si pasojë e bombardimeve ruse nga ajri. Afro 1621 dronë luftarakë janë lëshuar nga Moska, në atë që shumë ekspertë e quajnë Nata e Bardhë ukrainase.
Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase thanë se rrëzuan disa nga dronët e nisur nga Rusia në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në orët e para të së enjtes.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se mbeturinat e dronëve ranë në një qark të Kievit, por nuk raportoi për dëme apo viktima.
Sulmet ruse synonin infrastrukturën e gazit në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës por në të njëjtën kohë kanë goditur furnizimin me energji elektrike në rajonin jugor të Odesës për të dytën natë me radhë, thanë zyrtarët ukrainas.
Sakaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vijuar me akuzat ndaj Volodymyr Zelenskyy duke e quajtur të paaftë për ti dhënë fund luftës.
“Evropa ka dështuar të sjellë paqe, dhe Zelenskyy ndoshta dëshiron të mbajë trenin me lëng mishi. Nuk e di cili është problemi, por ai nuk ka mundur. Ai është shumë i mërzitur që nuk ishte i ftuar në takimin në Riad.
Ai mund të kishte ardhur po të donte, por nuk ishte i ftuar në Arabinë Saudite, madje nuk ka qenë në takime telefonike për të ndaluar këtë luftë. Është një gjë e tmerrshme”, tha Donald Trump.
Më tej Trump theksoi se Zelenskyy refuzon të flasë më Putin për ti dhënë fund luftës. Ai theksoi se lideri i Ukrainës ka shumë pakënaqësi në popull.
“Unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme. Vendi i tij është shkatërruar dhe miliona e miliona njerëz kanë vdekur në mënyrë të panevojshme. Dhe nuk mund t’i jepni fund një lufte nëse nuk flisni me të dyja palët.
Duhet të flisni. Ai refuzon të ketë zgjedhje, dua të them, si mund të jesh lart me çdo qytet që po shkatërrohet? Është e vështirë të jesh”, shtoi Trump.
Trump i bëri komentet e tij gjatë një takimi për ekonominë në dhe tarifat në Maiami.

