Bota
Kili shpall dy ditë zie kombëtare për të vdekurit nga zjarret
Kili ka shpallur dy ditë zie kombëtare për shkak të vdekjes së 112 personave si pasojë e zjarreve më vdekjeprurëse deri më tani.Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët që po përhapen në mënyrë të pakontrolluar nga erërat e forta.Zjarret që shpërthyen në Kili në fund të javës së kaluar u ndezën dhe u përhapën gjatë fundjavës, duke shkatërruar zonat bregdetare të qytetit të Vina del Mar dhe Valparaiso.