Sport
Kilian Mbappe bën paqe me Parisin
Me shumë gjasa, Reali i Madridit duhet të mendojë për ndonjë alternativë tjetër sa i përket numrit nëntë, i lënë bosh për Kilië Mbapenë, nuk është habi që kjo fanellë e bardhë të mbetet pa pronar. Sepse lajmet që vijnë nga Franca nuk janë optimiste. Paris SGja ka falur kampionin e botës, i cili i është bashkuar ekipit të parë në stërvitje një ditë pas barazimit 0- 0 të PSG-së në javën e parë në Francë kundër Lorientit.
“Pas disa bisedave konstruktive dhe pozitive mes Paris SG-së dhe Mbapesë para ndeshjes kundër Lorientit, lojtari është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë mëngjesin e së dielës”, thuhet në njoftimin e klubit parisien. “Kilië është kthyer i përkushtuar ndaj klubit”, tha presidenti i PSG-së në një bisedë me skuadrën para stërvitjes të dielën, siç raporton “L’Equipe”, që shton se kartat kanë ndryshuar dhe nuk përjashtohet rinovimi i sulmuesit me Parisin, teksa është e qartë se Mbape nuk do të lëvizë nga “Parc des Princes” këtë sezon.
24 ORËT E NDRYSHIMIT – Gazeta spanjolle “Marca” i ka bërë një analizë asaj çfarë ndodhi rreth Mbapesë në orët e fundit dhe që ndryshuan gjithçka. PSG-ja dhe Mbape filluan të ulin tonet që të premten, kur lojtari e kuptoi se presidenti Al-Khelaifi e ka seriozisht: klubi mbi të gjithë! Ai ia bëri të qartë Mbapesë se nuk mund të largohet falas. Futbollisti do të mund të largohet nëse dëshiron vitin e ardhshëm, por me angazhimin për të mos ikur falas, ndaj duhet të rinovojë kontratën. Jo vetëm kaq, por ikja e Mesit dhe Nejmarit, shtuar këtu afrimet e lojtarëve të rinj francezë, mes të cilëve Dembele, kanë bindur Mbapenë, që sheh një projekt të klubit rreth tij.