Connect with us

Politike

Kim reagon, ‘qetësohet’ Meta: Mbështesim SPAK

Ilir Meta ka zbutuar tonet ndaj sistemit të drejtësisë, pas qëndrimit të ambasadores së SHBA-së, e cila kërkoi distancim nga sulmet dhe presionet në adresë të Reformës në Drejtësi. Në një deklaratë për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të partisë së Lirisë, Tedi Blushit, ai thotë se ato mbështesin të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet ndaj drejtësisë. Blushi thotë se Partia e Lirisë do të ndihmojë dhe inkurajojë çdo ditë SPAK-un.

‘Mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë. Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve. Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar. I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS, siç bëri në Kongresin e Partisë së 9 majit kur tha ndër të tjera se: “SPAK-u nuk do ekzistonte po të mos ekzistonte kjo parti”, sepse të tilla kërcënime dhe shantazhe nga partia-shtet kompromentojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur dhe të bazuar vetëm në ligj.’- shkruan Tedi Blushi.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *