Sport
Kimmich largohet nga merkato: Kam edhe dy vite kontratë
Joshua Kimmich nuk do të largohet nga Bayern Munich, duke hedhur poshtë spekulimet te shumta për një largim të tij të mundshëm.
Mesfushori gjerman ishte në listën e dëshirave të Barcelonës, por edhe skuadrat angleze si Manchester City, Arsenal e Chelsea që u interesuan për transferimin e tij. Megjithatë ka qenë vet Kimmich që ka mohuar se do të largohet nga “Allianz Arena” gjatë merkatos verore.
28-vjeçari ka folur nga grumbullimi ku është me përfaqësuesen gjermane duke thënë se ka edhe dy vite kontratë me Bayernin dhe synon të arrijë gjëra të mëdha me klubin e tij.
“Në përgjithësi, nuk jam shumë i përfshirë në thashethemet e tregut të transferimeve.
Siç e dinë të gjithë, kam ende dy vite në kontratën time dhe kemi plane të mëdha në Bayern”, u shpreh mesfushori gjerman duke shuar zërat për një largim të mundshëm.Kimmich ka tetë vite që është pjesë e Bayernit, ku këtë sezon në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe shtatë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.