Connect with us

Bota

Kina ekzekuton edukatoren që helmoi 25 fëmijë në kopsht

Kina ka ekzekutuar një edukatore për helmimin e 25 fëmijëve. Wang Yun, 39 vjeç, kishte apeluar pa sukses vendimin e shtatorit 2020 nga Gjykata e qytetit Xiaozhou në provincën Henan.Ditën e djeshme, e njëjta gjykatë mori vendimin për ekzekutimin e edukatores. Në mars 2019, Wang mori një sasi nitrat natriumi pas një konfliktit me një tjetër edukatore.

Të nesërmen në mëngjes ajo e shtoi atë në ushqimin e fëmijëve. Kina ekzekuton mijëra njerëz çdo vit, shumë më tepër se çdo vend tjetër,  sipas vlerësimeve të OJQ-së për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Advertisement