Connect with us

Bota

Kina: Nuk u kemi dhënë armë vdekjeprurëse palëve në luftën në Ukrainë

Pekini ka mohuar se i ka dhënë armë vdekjeprurëse ndonjërës palë në luftën në Ukrainë, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se ka “informacione” se Kina po e furnizon me armë Rusinë.

“Pala kineze asnjëherë nuk ka ofruar armë vdekjeprurëse për ndonjërën palë në konflikt dhe në mënyrë të rreptë kontrollon mjetet me përdorim të dyfishtë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian më 18 prill.

Zelensky nuk dha detaje për akuzat e tij ndaj Kinës, por vetëm tha se Kievi është “i gatshëm” që të bisedojë në detaje për këto pretendime.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas tha se Kievi e di se të paktën 155 shtetas kinezë janë dislokuar për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe pretendoi se ushtria ukrainase ka kapur dy ushtarë kinezë në rajonin lindor të Donjeckut.

Advertisement