Connect with us

Sport

Kinezët kthehen në NBA/ Yang Hansen zgjidhet nga Portland në ditën e parë të “Draft”

Pas finaleve që u mbyllën me triumfin e Oklahoma City, NBA ka nisur punën për sezonin e ardhshëm me çeljen e “Draft”, ku skuadrat zgjedhin ata që konsiderohen si talentet më të mëdhenj të basketbollit botëror.

Një prej tyre vjen nga Kina.

Ai është Yang Hansen. I cilësuar si “Nikola Jokiç kinez”, 19 vjeçari është zgjedhur nga Portland. Në këtë mënyrë, Trail Blazers kthejnë në NBA, një basketbollist të lindur në Kinë.

Aktualisht në basketbollin amerikan me Miami Heat luan Kyle Anderson, por siç mund të kuptohet nga emri, ai ka dy shtetësi.

Bashkë me të, në historinë e NBA kanë luajtur 10 basketbollistë nga vendi i madh aziatik, por më i famshmi sigurisht është Yao Ming.

Në ditët e parë të “Draft” të NBA, si gjithmonë nuk munguan europianët.

I pari prej tyre ishte francezi Noa Essengue, si zgjedhje e Chicago Bulls.

Sa I përktet talenteve më të lakmuar, protagonist absolute ishte Cooper Flagg. Basketbollisti që shkëlqeu me Duke University do të luajë për Dallas Maveriks.

“Draft” I NBA do të vijojë me ditën e dytë të zgjedhjeve, ku sipas mediave amerikane, surprizat do të jenë të mëdha.

abc.news

Advertisement