Connect with us

Bota

“Kini kujdes, po iu vëzhgojmë”, Trump: Soros dhe grupi i tij i psikopatëve…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi përmes një postimi në Truth Social ku në shenjestër ka patur George Sorosin dhe djalin e tij. Trump shkruan se ata duhet të akuzohen për për krim të organizuar për shkak të mbështetjes që kanë dhënë për protestat që janë oganizuar në SHBA.

Ai thekson se ata nuk duhen lejuar që të shkatërrojnë Amerikën dhe se nuk u duhen dhënë asnjë shans që të jenë të lirë. Presidenti amerikan shkruan se Soros dhe grupi i tij të cilët i ka cilësuar psikopatë i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe se duhet të kenë kujdes pasi po i vëzhdojnë.

“George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm i së majtës radikale duhet të akuzohen për RICO për shkak të mbështetjes së tyre ndaj protestave të dhunshme dhe shumë më tepër, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t’i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën, duke mos i dhënë kurrë as edhe një shans për të “MARRË FRYMË” dhe për të qenë i LIRË. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” shkruan Trump

George Soros përdori pasurinë që grumbulloi në vitet 1970 dhe 1980 për të krijuar Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, të cilat mbështesin një gamë të gjerë kauzash dhe OJQ-sh në të gjithë botën. Disa nga kauzat kanë të bëjnë që nga qeverisja e mirë dhe programet e ndërtimit të demokracisë deri te iniciativat liberale të politikave publike. Djali i tij, Alexander Soros ka menaxhuar aktivitetet që nga viti 2023.

Advertisement