Connect with us

Kronike

“Kisha lidhje tjetër, gruaja e dinte…”/ Gruaja tentoi të mbytej me fëmijët, shokon Ajet Isufi: Ma ka falur…

Ajet Isufi, bashkëshorti i vajzës 27 vjeçare që tentoi të hidhej në lumin Bunë së bashku me 4 fëmijët e mitur, shokon me deklaratat  përsa i përket tradhtisë së tij.

 

Në emisioni Isufi është shprehur se është e vertetë tradhtia nga ai, por ama është bërë kur kanë qenë të ndarë, pa divorc. Po kështu dhe tani çifti është i ndarë pa divorc.

Ajet Isufi sqaron se kanë qëndruar të ndarë për rreth 3 apo 4 muaj, por u ribashkuan për mirëqenien e fëmijëve.

Ai kërkon që familjarët e bashkëshortes së tij të përballen me drejtësinë, e të hetohen mbi ngjarjen e ndodhur.

Bashkëshorti i së resë, kërkon që gruaja e tij të shkojë në polici e të thotë të vërtetën sipas tij, e më pas të vazhdojnë së bashku si çift, duke shtuar se tradhtia nuk do të ndodhë më.

“Është e vërtetë që kam pasur lidhje tjetër dhe ajo e dinte këtë çështje, nuk dua ta zgjas.

Po, e di edhe gruaja ime. Kjo ka ndodhur kur jemi ndarë, pa divorc. Edhe tani pa divorc jemi ndarë. Kur kemi qenë ndarë, mendova se nuk kthehet më gruaja. U ndamë 3-4 muaj të ndarë, isha në lidhje tjetër por vendosëm ë bashkoheshim për hatër të fëmijëve. Para 3 muajsh vendosëm të bashkoheshim. Ajo ma ka falur për hatër të fëmijëve. Por kjo punë është kryer, dua vetëm që prindërit e saj të dalin para drejtësisë.

Sapo pashë lajmin kam shkuar në policinë e Shkodrës, pata përplasje i thashë pse s’më keni lajmëruar.

Sot shkova sepse policia të hetojë tek familja e gruas, për të parë se çfarë ka ndodhur.

Nuk kam pasur kontakt me gruan, as me fëmijët. Më kanë thënë që janë mirë dhe mos u bëj merak.

Shpresoj që gruaja të bëhet mirë dhe dua të shkojë në polici e të tregojë të vërtetën. Do të vazhdoj të jemi bashkë, ajo është gruaja ime dhe do të vazhdojë të jemi bashkë. Nuk do të ndodhë më tradhtia”, tha Ajet Isufi.

Advertisement