Connect with us

Kronike

Kishte fshehur poshtë sediljes së makinës doza kokaine, arrestohet i riu shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për veprën penale të trafikimit të drogës. I riu, në momentin që ka parë policinë, ishte përpjekur t’i shmangej kontrollit ndërsa ishte në makinën e tij, por kur oficerët arritën tek ai, ai u ndalua menjëherë. Gjithashtu gjatë kontrollit personal dhe në makinë, atij iu gjetën 46 doza kokainë, me peshë totale 35 g, të cilat i kishte fshehur brenda një qeseje të vogël të vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Në përfundim të hetimeve, 21-vjeçari u shpall i arrestuar. Në përfundim të seancës së vlefshmërisë, gjyqtari hetues i Gjykatës së Spoletos la në fuqi arrestimin dhe urdhëroi dëbimin e tij të menjëhershëm nga territori i Italisë. Subjekti u riatdhesua më pas me transport ajror në Shqipëri.

Advertisement