Connect with us

Politike

“Kjo e opozitës nuk është mosbindje civile”, Ben Andoni: PD-së i duhen figura të reja, Berisha i zë frymën

Analisti Ben Andoni, duke skanuar situatën politike u shpreh se opozitës i duhen figura të reja për të synuar rikthimin në pushtet.

Ai tha se Berisha i zë frymën opozitës në shumë prej lëvizjeve dhe aksionit të saj, ndërsa nga ana tjetër shtoi se kryeministri Edi Rama vështirë se e mbyll mandatin e tretë, nisur nga problemet sipas tij që ka qeverisja.

“Kjo që po bën opozita nuk është mosbindje civile, por protestë. Mosbindja civile ngrihet mbi simbolika dhe është e vazhdueshme. Kundërshtimi i një ligji që quhet i padrejtë normalisht i jep frymëmarrje demokracisë së një vendi. I gjithë publiku në këtë moment i ka sytë te PD sepse përfaqëson atë pjesë të shoqërisë që ngre zërin dhe artikulon zërin, në mendimin tim ka shumë momente që zoti Berisha i zë frymën në shumë momente. Qeverisja është jashtëzakonisht e lodhur. Kam qenë i logjikës që zoti Rama do e mbyllte me shumë vështirësi mandatin e tretë dhe sërish i përmbahem kësaj që ai do e ketë të vështirë ta mbyllë mandatin e tretë edhe pse janë edhe 5-6 muaj. Lidhur me problematikën e buxhetit, është momenti që PD përmes njerëzve të saj t’iu shpjegojë njerëzve dhe të bëjë luftë në Parlament ku të shpjegojë ku janë problematikat.

Advertisement