Bota
“Kjo është absolutisht e pavërtetë”/ Kompania ‘Tesla’ mohon thashethemet për zëvendësimin e Elon Musk

Kompania mohon thashethemet se Tesla po kërkon “pasardhësin” e Elon Musk pas rënies së shitjeve.
“Pati një raport mediatik që pohoi gabimisht se Bordi i Drejtorëve të Teslës kishte kontaktuar firmat e rekrutimit për të filluar një kërkim për një CEO në kompani”, shkroi Presidenti i Teslës, Robin Denholm, në X.
“Kjo është absolutisht e pavërtetë. Drejtori ekzekutiv i Tesla-s është Elon Musk dhe bordi është shumë i bindur në aftësinë e tij për të vazhduar zbatimin e planit emocionues të rritjes që kemi përpara,” shtoi ai.
Artikulli që shkaktoi thashetheme
Raporti i Wall Street Journal që nxiti thashethemet të mërkurën raportoi se bordi i drejtorëve të kompanisë së makinave elektrike filloi të kërkonte pasardhësin e Musk muajin e kaluar.
Artikulli raportoi se kërkimi për zëvendësimin e Muskut ishte një produkt i frustrimit me faktin se CEO i Teslës ishte zhytur në punën e tij qeveritare.
Megjithatë, kujtohet se, për të zbutur zhgënjimin e drejtuesve të kompanisë, javën e kaluar, Musk deklaroi se do t’i kushtonte “shumë më shumë kohë Teslës” dhe u zotua të zvogëlonte “ndjeshëm” rolin e tij qeveritar.

