Kronike
Klienti merr peng avokaten, e kërcënon me pistoletë
Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur së fundmi në Korçë, ku shtetasi N.Ç ka mbajtur peng në zyrën e saj avokaten, e cila e mbronte në disa çështje gjyqësore për probleme pronësie.
N.Ç e ka kërcënuar avokaten e tij me një pistoletë sportive, pas një konflikti që dy palët kanë pasur mes tyre. Autori është shoqëruar pas incidentit dhe më pas gjykata ka vendosur ta procedojë në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie.