Connect with us

Bota

“Klientit i preva gishtat” – Burgoset në Britani, shqiptari i shtëpive të barit

Një bos droge shqiptar i ekspozuar nga ‘Daily Mail’ duke u mburrur për copëtimin e rivalëve është burgosur.

Selamet Mehmetaj, i cili e quajti veten “Djalli”, u burgos për katër vjet e gjysmë për drejtimin e fabrikave të kanabisit me staf të emigrantëve të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimi i policisë ndaj tij dhe vëllait të tij, Dior, i përshkruar nga prokurorët si ‘dora e tij e djathtë’, erdhi pasi ai u ofroi të shiste sasi kanabisi për gazetarët e ‘Mail’.

Mehmetaj vazhdoi të drejtonte biznesin e tij të drogës dhe të shijonte një stil jetese playboy. Ai u perfshi një intervistë njëzet minutëshe në një emision në Tiranë, ku zakonisht shfaqen yje të showbizit ballkanik, ku prezantuesja pinte shampanjë ndërsa Mehmetaj i qeshur mohoi paturpësisht çdo keqbërje.

Ai gjithashtu bëri një video rap, ku pretendonte se ishte ‘numri një’ dhe ‘i madhi në këtë vend’ dhe se si do të ‘hapte zjarr me armë’ për të mbrojtur miqtë.

Gjykata dëgjoi se si, pavarësisht se kishte bërë një pasuri nga shitja e tij e drogës, ai pagoi dy burra që kishin mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 100 £ në javë secili për të punuar me orar të plotë në dy fabrikat e tij të kanabisit të fshehura në shtëpitë periferike të Londrës Veriore.

Advertisement