Connect with us

Aktualitet

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA Insurance Group”, ka ndërtuar të parën dhe të vetmen Klinike Lëvizëse Shëndetësore, e cila që prej 2015-ës ka ofruar vizita dhe ekzaminime shëndetësore falas për mijëra banorë në çdo cep të Shqipërisë, nga Valbona, Thethi, Lëpusha, Bajram Curri, Shkodra, Lezha, Korça, Pogradeci, Elbasani, Tirana, Berati, Vlora, Saranda, Konispoli etj.

Nën moton “Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë” kjo klinikë e lëvizshme  ofron vizita dhe konsultime mjekësore FALAS për problematika të ndryshme shëndetësore. 

ÇFARË SHËRBIMESH OFRON “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK” për komunitetin?

– vizitë dhe konsultë me mjekun e përgjithshëm, 

– vizitë dhe konsultë me mjek specialist pneumolog

– Vlerësim dhe ekzaminim i gjëndjes së përgjithshme: BMI-peshë-gjatësi, 

– Matje e nivelit të sheqerit në gjak, 

– Matje e oksigjenit në gjak

– Vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, etj.,  

– Elektrokardiograma e zemrës, matje e tensionit dhe e  frekuencës së zemrës

– Echo abdominale,  

– Matje e kapacitetit vital të mushkërive, spirometry Etj. 

Klinika Lëvizëse, në datat 2 dhe 3 qershor 2023 do të stacionohet në zonën e Bradasheshit në Elbasan ndaj SIGAL UNIQA Group Austria fton qytetarët e kësaj zone ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë.

“Më mirë një kontroll gjatë vitit, se sa ta kurosh një sëmundje atëherë kur ajo vjen. Me këtë organizim SIGAL UNIQA Group Austria përpiqet që të përcjellë mesazhin që çdo njeri të jetë i kujdesshëm për shëndetin e tij sepse kur sëmundjet shfaqen kurimi i tyre bëhet më i vështirë. Ky është edhe misioni i “Klinikës Lëvizëse”. 

Ndaj ftojmë qytetarët e kësaj zone që më datë 2 dhe 3 qershor të shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri”, shprehet Erinda Hysi, Menaxhere e Shëndetit Privat pranë SIGAL UNIQA Group Austria.

 

Pas Elbasanit, në muajt në vazhdim Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” do të vizitojë edhe rajone të tjera të Shqipërisë. 

Kjo nismë madhore e kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë. Për këtë arsye, në paketat e sigurimeve që ofron kompania një pjesë të rëndësishme zënë ato shëndetësore duke sjellë edhe produkte inovative për tregun siç është shërbimi “Teleshëndet“, kartat “Jetë Plus“, Standard, Silver apo Gold dhe prej disa muajsh edhe sigurimin dedikuar tumoreve malinje dhe beninje, “Sigurimi anti Tumor”.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku 

Kontakte 

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: info@uniqa.al 

Whatsapp: 068 60 62 829

 

Advertisement