Connect with us

Kosova

Knaus përballet me ambasadorin gjerman, javën tjetër testi i KiE,

Gerald Knaus nga “ESI” i ka reaguar ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit në një postim në platformën “X” ka thënë se Gjermania e përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE.

Knaus ka thënë se testi për një gjë të tillë do të jetë në javën e ardhshme, kur edhe do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës .

Sipas tij, aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “Veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 % të deputetëve të Asamblesë Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE.

“Javën tjetër është testi. A do të dështoj Gjermania?”, ka shkruar Knaus.

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, ka thënë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërës prej tyre.

Këto komente, Knaus i ka bërë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, në një kohë kur shtetet perëndimore, posaçërisht Franca dhe Gjermania, janë duke kërkuar nga Kosova që të bëjë progres në raport me Asociacionin në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në KiE.

Po u lidhën këto dy çështje, Asociacioni me anëtarësimin në Këshill të Evropës, ju garantoj se asnjëra prej tyre nuk do të realizohet. Një rezultat i tillë do të ketë pasoja të rënda, shumë të dëmshme për pakicat, sepse Këshilli i Evropës ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qasjes në Gjyqin Evropian të të Drejtave të Njeriut”- ka deklaruar Knaus.

Advertisement