Connect with us

Aktualitet

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ marrin 5 Bashki deri tani, ‘zhduken’ Berisha-Meta

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar deri më tani vetëm 5 Bashki. Kur tashmë është mesditë, Ilir Meta dhe Sali Berisha duket se janë “zhdukur”. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë prej tyre, as për fitoren e rëndësishme në Himarë me Fredi Belerin në burg. Ndërkohë, kandidatët e tyre, duke nisur nga Arjan Hoxha në Kamëz dhe Indrit Hoxha në Vorë kanë hedhur akuza për manipulim të rezultati duke mos pranuar humbjen. Madje Indrit Hoxha tha se do ankimojë rezultatit.

Humbi Vorën, kandidati i dyshes Berisha-Meta: Dyshimet e manipulimit janë të mëdha! Do ankimojmë rezultatin

TIRANË– Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Vorë, Indrit Hoxha nuk njeh rezultatin. Ai thotë se dyshimet për manipulime janë të mëdha. Ai ka bërë me dije se do të ankimojnë rezultatin.”Rezultati i Vorës në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koicidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022. Çdo kuti votimi ka të njëjtin numër votash, njësoj si në 6 mars. Kjo koicidencë nuk mund të jetë kurrsesi një rastësi. Dyshimet e manipulimit janë të mëdha. Rilndja e cila përdor çdo mjet për të manipuluar njerëzit, sigurisht që mund të manipulojë dhe makineritë. Ne po përgatisim çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin në Vorë. Jemi duke krijuar një skuadër me juristë dhe specialistë të informatikës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie.Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë të gjithë bashkëpuntorët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe komisionerët tanë për garën elektorale që zhvilluam, duke patur përballë në Vorë bandat dhe krimin e organizuar, paratë e korrupsionit dhe të gjithë makinerinë shtetërore”, shkruan Hoxha.

Ai u mund nga Blerim Shera i PS. Ky i fundit mori 9638 vota e ndërsa Indrit Hoxha vetëm 3471. Në këtë Bashki u votua dhe u numërua elektronikisht. Ndërkohë, edhe Arjan Hoxha i Kamzës ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin duke thënë se nuk e njeh rezultatin, duke kërkuar sekuestrimin e pajisjeve elektronike.

 

Advertisement