Rajon
Koha do tregojë se kush do të vuajë e kush do paguajë në fund/ Radoiçiç i drejtohet Kurtit
Milan Radoiçiç, nënkryetari i Listës Serbe, i kërkuar nga Policia e Kosovës dhe i sanksionuar nga SHBA-ja, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kreu i ekzekutivit Kosovar, dje pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçic, ka përmendur grupet kriminale në Veriun e Kosovës. Këto mesazhe, Radojçic i ka parë si “kërcënime nga Kurti”, duke thënë se ai është “okupator”. Deklaratën e tij e ka publikuar Lista Serbe, subjekt politik që ka bojkotuar institucionet e Kosovës në nivel qendror, përpos Kuvendit të Kosovës ku deputetët e kësaj partie vazhdojnë të paraqitën njëherë në gjashtë muaj.Sipas nënkryetarit të kësaj partie, i arratisur – Albin Kuti “nuk dëshiron paqe, por konflikte”. ”Kërcënimi që i dërguat dje nga Brukseli Listës Serbe dhe në radhë të parë popullit serb tregon qartë se ju, Albin Kurti nuk doni dialog, nuk doni paqe por doni konflikte dhe të hakmereni ndaj atyre që nuk mund t’i bleni e as t’i thyeni. Dhe kjo është arsyeja pse ju shfaqni ankth dhe fytyrën tuaj të vërtetë para syve të gjithë komunitetit ndërkombëtar ” – thuhet në reagim Ai gjithashtu ka kërcënuar duke thënë se ”Koha do të tregojë se kush do vuajë dhe do të paguajë në fund”