Kosova
Koha e vulosjes së fatit të regjimit/ Fillimi i fundit të Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç përballet me javët më sfiduese të karrierës së tij politike, me dy afate që kanë potencialin për të vulosur fatin e regjimit të tij pro-Moskës, shkruan londinezja Financial Times.
Zemërimi ndaj sundimit de facto 13-vjeçar të burrështetasit ka ndezur tashmë demonstratën më të rëndësishme në Serbi, me qindra mijëra njerëz që vërshuan në Beograd muajin e kaluar, ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga studentët mori vrull dhe mbylli përkohësisht pjesën më të madhe të ekonomisë.
Vuçiç kishte shkarkuar kryeministrin e tij javë më parë në një përpjekje për të zbutur ankesat e protestuesve për korrupsion dhe keqmenaxhimin e qeverisë, dhe sipas ligjit serb ai ka kohë deri më 18 prill për të emëruar një pasardhës ose për të thirrur një votim të parakohshëm.
Asnjëri nga skenarët nuk do të kënaqë lëvizjen e zgjeruar të protestës, thonë analistët, pasi demonstruesit nuk i besojnë Vuçiç-it dhe të emëruarve të tij dhe ata nuk besojnë se çdo zgjedhje do të ishte e lirë dhe e ndershme.
Vuçiç ka gjithashtu kohë deri në fund të muajit për të gjetur një blerës për aksionet ruse në rafinerinë e vetme të naftës në Serbi ose do të përballet me sanksione të SHBA-ve që ndoshta do të ndërpresin importet e karburantit.
Srdjan Cvijic, një strateg në qendrën e Beogradit për politikën e sigurisë, tha se ishte e vështirë të shihej një rrugë përpara për një udhëheqës që në fakt ka drejtuar kombin ballkanik që nga viti 2012.
“Ky eshtë padyshim fillimi i fundit për Vuçiç-in. Pyetja e vetme është se si do të zhvillohen ngjarjet” – deklaroi ai.
Nga ana tjeter, Milos Damnjanoviç, analist në konsulencën Birn në Beograd, tha se Vuçiç kishte “nënvlerësuar thellësinë e zemërimit” të protestuesve dhe kishte kërkuar të “shmangte përgjegjësinë” për katalogun e dështimeve
Dragan Bjelogrlić, një nga liderët e protestave qe po zhvilohen ne Serbi, tha se Aleksander Vuçiç eshte tani në pozicion humbje, ku pranimi i të vërtetës pas incidentit të Novi Sad-it do rrezikonte të zbulonte anën e errët të sistemit të tij.
“Protestuesit kanë kërkuar që të publikohen të gjitha dokumentet përkatëse te tragjedise me 16 viktime. Nëse ai refuzon kërkesat, protestat do vazhdojnë dhe ai do të bjerë. Nëse i përmbush ato, mafia e tij do ekspozohet dhe ai serish do të bjerë. Është koha për të përfunduar atë që filloi në vitet ’90” – tha Bjelogrlić, duke iu referuar protestave që rrëzuan Millosheviç-in.
E vetmja gjë pozitive për Vuçiç-in sot është mungesa e një sfiduesi brenda partisë së tij dhe mungesa e një lideri të dukshëm nga radhët e opozitës për të nxitur lëvizjen e protestës dhe për ta sfiduar atë në kutinë e votimit.
Savo Manojlović, avokat që doli në pah gjatë protestave të vitit 2022 kundër një miniere lithium-i që e detyroi Vuçiç-in të tërhiqej, është një nga ata që kërkon të kapërcejë hendekun midis protestuesve dhe politikanëve.
Ai argumenton se kundërshtarët e regjimit duhet të bashkojnë forcat për të realizuar ndryshime reale.
“Përgjigja e duhur tani është një lëvizje e madhe”, tha ai. “Njerëzit mobilizohen në mënyrë spontane, ndaj duhet të organizohen, kanë nevojë për strukturë”.
Lëvizja e tij Kreni Promeni (Shko Ndrysho) ka pak më shumë se 10 për qind mbështetje në sondazhe.

