Connect with us

Kosova

Koha t’i hiqen masat Kosovës / Von Cramon pas Raportit të Progresit

Sipas Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, Raporti i Progresit i publikuar “ka nënvizuar progresin” në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që kosovarët do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.

Politikania gjermane ka thënë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimi i raporteve me Serbinë si dhe reformat në sundim të ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe në rrugën e Kosovës për në Bashkimin Europian.

Ajo theksoi gjithashtu se tani është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.

Viola von Cramon, ka komentuar edhe situatën aktuale politike në Ballkanin Perëndimor, në veçanti dialogun Kosovë-Serbi dhe raportet e Bashkimit Evropian me Serbinë.

Raportuesja për Kosovën ka vlerësuar se Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit është një “bazë e mirë” që synon t’i mundësojë Kosovës të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Por, siç theksoi ajo, “sado e hidhur të jetë, duhet të plotësohet një kusht, asociacioni i ngecur prej kaq shumë kohësh”.

Von Cramon ka pasur kritika të ashpra për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke vlerësuar se ai kontrollon mediat dhe lejon fushata diskredituese ndaj Bashkimit Evropian e Perëndimit, kurse nga ana tjetër po ngopet me financimet e Unionit.

Advertisement