Connect with us

Rajon

‘Kohë të vështira po jetojmë’/ Vuçiç: Gjenocid ndaj serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se vendi i tij po përballet me probleme të shumta në lidhje me Kosovën, sepse disa thjesht duan ta dëbojnë popullin serb nga vatrat e tij shekullore dhe se emri dhe mbiemri serb nuk do të ekzistojë në Kosovë.

“Na i lidhën duart, por edhe me duar të tilla të lidhura, ne po arrijmë të ruajmë sa më shumë që të jetë e mundur njerëzit dhe vendet e shenjta” –  tha Vuçiç

Presidenti serb vuri në dukje se populli serb në Republikën Srpska, në Bosnje dhe Hercegovinë po kalonë kohë të vështira.

“Shpresoj që edhe ata të kenë fuqi të mbahen e durojnë” – deklaroi Vucic dhe theksoi se bashkë me serbët në Kosovë, “të jenë të bindur se do kenë mbështetjen e Beogradit”

Vuçiç u shpreh se kohët nuk janë aspak të lehta, sepse, sic tha ai, serbët e kanë mësuar nga historia që – “kur të tjerët nuk shkojnë në luftë, ata duhet, dhe se kur të tjerët shkojnë në luftë, serbët kërkojnë paqen dhe dialogun”

Advertisement