Kronike
Kokaina në Fier, zbardhen bisedat e grupit
Përgjimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan rolin e 11 personave të përfshirë në trafikimin e 430 kg kokainë që mbërritën në Shqipëri nga Kolumbia e fshehur në plehun kimik. Burime nga SPAK thonë, se hetuesit kanë vendosur përgjues në mjetin në pronësi të Nikolin Gjolenës që cilësohet edhe si financues i grupit kriminal.
Nga bisedat e regjistruara rezulton se, 34-vjeçari Gjolena flet me anëtarët e tjerë të grupit se për fitimet monetare që do të siguronin nga sasia e kokainës. Ndërsa këto janë pamjet kur 10 të arrestuarit mbërrijnë në ambientet e gjykatës në masa të rrepta sigurie.
Në seancën e së shtunës që u zhvillua më dyer të mbyllura, 34-vjeçari Gjolena nëpërmjet avokatit mohoi përfshirjen në trafikun e kokainës. Edhe porositësi i plehut kimik, Viktor Çervanaku, pretendoi se nuk kishte dijeni se në ngarkesë gjendej një sasi prej 430 kg kokainë. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe të arrestuarit e tjerë.
Disa nga avokatët i kërkuan gjykatës masa më të lehta sigurie me pretendimin se Prokuiroria nuk ka kryer akt ekspertimi që provon se plehu kimik është I përzierë me kokainë. Në fund gjyqtari Erjon Bani konfirmoi masat e arrestit në burg për 10 të arrestuarit.
Sipas prokurorisë në më shumë se tre muaj këta persona janë mbajtur në vëzhgim dhe provohet se kanë trafikuar sasinë e kokainës.
Përveç të arrestuarve dhe kolumbianit që është shpallur në kërkim, spak ka dyshime se në këtë ka të përfshirë edhe persona të tjerë në rolin e finacuesit që jetojnë jashtë Shqipërisë.