Rajon
Kokainë dhe mijëra euro, arrestohen dy shqiptarët në Greqi
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi janë kapur me 21 kg kokainë dhe mijëra dollarë dhe euro.
Mësohet se gjatë operacionit, policia gjeti 21 kilogramë e 864.6 gram kokainë, 16.085 dollarë, 3.250 euro, dhe 4 celularë.
Shqiptarët e arrestuar janë dërguar në burgun e Athinës, ku pritet të merret masa e sigurisë nga drejtësia greke.