Connect with us

Aktualitet

Kokainë dhe të dehur në timon, arrestohen 12 persona

12 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për disa vepra penale. Mësohet se në pranga kanë rënë 4 persona të cilët janë kapur me lëndë narkotike. Po ashtu 1 person është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje për shkak të detyres. Gjithashtu janë arrestuar dhe 7 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: – K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë; – B. L., 33 vjeçe dhe F. A., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi F. A. është kapur duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të kryer testin e drogës, ndërsa shtetases B. L., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. F., 31 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasit: – I. K., 53 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; – A. M., 50 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – K. S., 23 vjeçe, Xh. K., 20 vjeçe dhe K. B., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë; A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur; – I. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur; – Z. Gj., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në sens të kundërt, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. U., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi R. K., 31 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa kunati i tij, shtetasi Sh. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement