Connect with us

Kronike

Kokainë, mijëra euro dhe pistoletë pa leje, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

Dy shtetas shqiptarë, 37 dhe 46 vjeç janë arrestuar nga policia italiane. Gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan 8.5 kg kokainë, 30 mijë euro cash dhe një pistoletë pa leje.

Të dy janë lënë në burg në pritje të verifikimit dhe marrjes në pyetje.

Operacioni i përbashkët midis policisë së shtetit Reggio Emilia dhe Bolonjës lindi nga një monitorim i komisariatit të policisë në zonën e stacionit Reggio Emilia.

Agjentët e ndoqën 37-vjeçarin, i cili shkoi te shtëpia e bashkatdhetarit për ta vizituar. Pasi doli nga shtëpia ai bëri disa xhiro në qytet ku sipas hetuesve ka dorëzuar drogën dhe më pas ka marrë autostradën drejt Bolonjës.

Në Le Budrie, ai u ndalua nga policia. Në bordin e makinës u gjetën një kilogram kokainë dhe 19950 euro cash.
Ndërkohë, agjentët e Reggio Mobile, të udhëhequr nga menaxheri Guglielmo Battisti, të vendosur para shtëpisë së 46-vjeçarit, pritën gati dy orë që ky i fundit të dilte dhe më pas ta bllokonin.

Në bagazhin e makinës kishte një çantë shpine me gati gjashtë kg kokainë dhe 26.42 kg marihuanë si dhe një revole të markës Taurus me numër serie të gërryer dhe pesëdhjetë fishekë.

Një valixhe me 2.6 kg të tjera hashash dhe 9290 para është gjetur brenda shtëpisë në një sirtar të komodinës në dhomën e gjumit

Advertisement