Connect with us

Politike

Kokalari: ‘Non grata’ po detyron demokratët të shesin shpirtin te djalli

Kritikja e Sali Berishës, Evi Kokalari ka bërë sërish akuza ndaj kreut të Foltores dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Sipas saj, Bashkimi i foltores me Metën, është i njëjtë sikur të shesësh shpirtin te djalli. “Prapë me “Bashkë Fitojmë” ju? Seriozisht, ju nuk kuptoni ç’do baza e ç’duan Shqiptarët. Nejse, baza do bashkohet përpara 2025 po këtë nuk do ta bëj koalicioni juaj me Metën. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj! E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”, deklaron Kokalari.

Advertisement