Connect with us

Politike

Kokalari plas ‘bombën’: Këlliçi nuk ka mbaruar gjimnazin

Evi Kokalari, ish-aktiviste e ‘flaktë’ në Foltore për rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së, tashmë duket e zhgënjyer nga kjo forcë politike. Kokalari ka sulmuar kandidatin e Sali Berishës për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçin, pasi portali i familjes së Berishës e kishte shpallur ‘njeriun e vitit’.

Për Kokalarin, njeriu i vitit në politikë nuk mund të jetë Belind Këlliçi, pasi sipas saj ka gënjyer edhe për diplomën e gjimnazit që nuk e ka mbaruar.

Sipas Kokalarit, Këlliçi ka gënjyer në aplikacionin e fakultetit në Amerikë duke thënë se ke mbaruar gjimnazin e shton se ky konsiderohet krim federal në SHBA.

‘Si mund të jesh ‘njëriu vitit në politikë’ kur ke gënjyer dhe për diplomën e gjimnazit që NUK e ke mbaruar?… dhe më vonë gënjen në aplikacionin e fakultetit në Amerikë duke thënë se ke mbaruar gjimnazin. Ky konsiderohet krim federal në SHBA. Pastaj thotë se fitoi bursë sepse ishte kampion tenisi.

Po që i vëllai punonte tek ky fakultet kur ky kampioni ’fitoi’ burse, e deklaroi? E fitoi apo ja mundësoi vëllai?  Ju qofshi me këta mashtrues dhe me këtë mediokritet.  P.s. Harry Fultz duhet ti jap medias menjëherë diplomën e personit në fjalë. Diplomën dhe jo vërtetim që ka bërë katër vite gjimnaz.’- shkruan Kokalari.

Advertisement