Connect with us

Aktualitet

“Kolaps me pensionet, ka defiçit dramatik”/ Ja propozimi që sugjeron “SIGAL UNIQA INVEST”

Në fjalën e tij, më 20 Shtator 2024, Kryeministri Edi Rama pranoi se skema aktuale e pensioneve në Shqipëri po përballet me një krizë serioze. Ai theksoi se sfida kryesore që vendi po përjeton është deficit dramatik në sistemin e sigurimeve shoqërore, duke mos përjashtuar edhe mungesën e të ardhurave të mjaftueshme në arkën e shtetit për të mbështetur rritjen e pensioneve. 

Rama adresoi faktin se shumë biznese ende nuk paguajnë sigurimet shoqërore në përputhje me pagat reale të punonjësve, duke lënë një boshllëk të theksuar në fondet publike. Për këtë arsye, ai paralajmëroi masa të ashpra për bizneset që nuk respektojnë ligjet në lidhje me sigurimet shoqërore.

Por cilat janë sugjerimet që propozon “SIGAL UNIQA Invest”, fondi më i madh i pensioneve private në Shqipëri, sa i përket aseteve në administrim?

Një koncept i ri për sistemin e pensioneve

Me sfidat demografike dhe ekonomike që përballet Shqipëria, rritja e barrës fiskale mbi qytetarët për të mbështetur skemën e pensioneve të Kolonës I (sistemi bazë i pensioneve) nuk përbën një zgjidhje të qëndrueshme. 

Ndaj ne sugjerojmë se është koha për të shqyrtuar implementimin e një koncepti të ri për pensionet,  futjen e “Kolonës së II-të” të pensioneve, e cila mund të sigurojë një të ardhme më të qëndrueshme për pensionistët.

Kolona e Dytë: Një sistem për një të ardhme të qëndrueshme

Kolona e Dytë e pension nga punësimi, i administruar privatisht  është një sistem i që funksionon paralelisht me sistemin e Kolonës I.

Ajo bazohet në kursimet e individëve, të cilat mblidhen dhe menaxhohen në llogaritë personale të kursimeve të pensionit, duke garantuar një pjesë shtesë të të ardhurave kur qytetarët dalin në pension.

Ky sistem nuk ofron vetëm përfitime për individët, por gjithashtu përbën një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. 

Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, sistemi i “Kolonës së Dytë” ka çuar në rritje të kursimeve kombëtare dhe ka ndihmuar në stabilizimin e buxheteve shtetërore, duke i bërë këto vende më të qëndrueshme financiarisht.

Përfitimet e Kolonës së Dytë për Shqipërinë

Implementimi i “Kolonës së Dytë” të pensioneve do të sillte përfitime të mëdha për vendin. 

Së pari, do të lehtësonte barrën financiare mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH), duke ndarë përgjegjësinë midis shtetit dhe fondeve private të pensioneve. Kjo qasje do të siguronte që pensionistët të mos varen tërësisht nga fondet shtetërore, por edhe nga kursimet e tyre personale, duke u garantuar të ardhura më të qëndrueshme dhe të larta gjatë pleqërisë.

Së dyti, fondet e pensioneve të Kolonës së Dytë mund të shërbejnë si burim investimesh afatgjata në ekonominë vendase. Këto investime do të ndihmonin në krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të promovonin zhvillimin ekonomik të vendit, duke e bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët.

Stabilizimi dhe garantimi i të ardhmes për qytetarët

Me një qasje të kombinuar midis skemës shtetërore dhe asaj private, Shqipëria mund të ndërtojë një sistem pensionesh që ofron stabilitet më të madh për të ardhmen financiare të qytetarëve. Në të njëjtën kohë, kjo do të reduktonte varësinë nga fondet publike dhe do të rrisë sigurinë financiare për individët në pleqëri. Kursimet e akumuluara nëpër fondet private të pensioneve do të siguronin që pensionistët të mos përballen me vështirësi financiare, edhe në rast krizash ekonomike.

Një zgjidhje për demografinë në rënie dhe për të ardhmen e qëndrueshme

Në sfondin e një popullsie në plakje dhe të një koeficienti të ulët të kontribuuesve, “Kolona e Dytë” është një zgjidhje afatgjatë për të përballuar sfidat me të cilat po përballet sistemi i pensioneve në Shqipëri. 

Ajo do të krijojë një sistem më të qëndrueshëm dhe fleksibël, duke rritur ndërgjegjësimin për kursimet private dhe duke promovuar përgjegjësinë personale për të ardhmen financiare të çdo individi.

“Kolona e Dytë” nuk është vetëm një nevojë ekonomike, por edhe një domosdoshmëri për të siguruar një pension dinjitoz për brezat e ardhshëm.

Përveç përafrimit me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian, futja e një kolone tjetër në skemën aktuale të pensioneve duhet të shihet nga qeveria si mënyra e vetme dhe më e mirë për të shpëtuar sistemin aktual të pensioneve, të zhytur në deficit dhe për ti dhënë çdo qytetari një pension dinjitoz.

Për çdo pyetje na kontaktoni tek adresa emailit info@fondisigal.com.al ose në telefon +3554451666

Advertisement