Politike
Kolegji Zgjedhor vendos rinumërim të votave në 18 kuti të bashkisë Kuçovë
Kolegji Zgjedhor ka vendosur rinumërim të votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë.
Vendimi ka ardhur pas ankimimit të bërë nga ana e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Lefter Maliqi.
Mësohet se rinumërimi i të Kuçovës kutive do të bëbet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ.
Kujtojmë se po sot u vendos dhe përsëritje zgjedhjesh në Bashkinë e Rrogozhinës, ndërsa për Kukësin ende nuk ka një vendim.