Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 32-vjeçar në Kolonjë, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Pas këtij akti, ajo është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 32-vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”,- thuhet në njoftimin e policisë.