Connect with us

Kosova

Komisionerja e Zgjerimit: Për Serbinë e Vuçiçit nuk ka Europë pa marrëveshje me Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka theksuar në një intervistë për Deutsche Welle se rruga e Serbisë drejt integrimit evropian është e pandashme nga përmbushja e detyrimeve që burojnë nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Kur një vend vendos për rrugën drejt BE-së, kjo vjen me detyrime dhe përgjegjësi. Është çështje zgjedhjeje. Prandaj, askush nuk e detyron Serbinë. Por kur thua: ‘Po, ne duam të anëtarësohemi në BE’ – atëherë duhet të bëhen shumë gjëra”, ka deklaruar Kos.

Duke komentuar mungesën e flamujve të BE-së në protestat në Serbi, ajo ka theksuar ua ka bërë këtë pyetje njerëzve në Serbi me të cilët është në kontakt – organizatave të shoqërisë civile, profesorëve e përfaqësuesve të univesiteteve në Beograd.

“Është shumë interesante ajo që më thonë – së pari: ‘Ju mbështesni presidentin tonë’. Së dyti: ‘Ju na bombarduat’. Së treti: ‘Ju doni që ne ta njohim Kosovën’. Dhe së katërti: ‘Nuk duam ta zemërojmë Rusinë.’ Pra, përgjigjet shkojnë në drejtime shumë të ndryshme dhe këto janë ndjenja që edhe ne duhet t’i marrim parasysh”, ka shtuar Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian.

Advertisement