Politike
Komisioni ‘anti-korrupsion’/ Ironia e Strazimirit: Sikur ndjehemi ca më të lehtësuar…
Gent Strazimiri, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka ironizuar në rrjetin e tij social Facebook, lajmin mbi ngritjen e Komisionit të Posaçëm antikorrupsion, ku shumica e anëtareve do të jenë figura të qeverisë
“Tani që do të ngrihet ky komisioni anti-korrupsion, ku edhe shumicën edhe kryetarin e ka korrupsioni, sikur ndjehemi ca më të lehtësuar…
Tani ta shohë korrupsioni se sa i vlen lëkura…
KAQË!”– shkruan Strazimiri në reagimin e tij.
Opozita e ka interpretuar ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të vënë nën kontroll SPAK-un dhe GJKKO-në.
Komisioni është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita dhe do të jetë vetëm me një kryetar që do t’i përkasë mazhorancës dhe nuk do të jetë bashkëkryetar.
Në krye të këtij komisioni, Edi Rama pritet të vendosë Fatmir Xhafajn, vëllain e trafikantit të drogës Geron Xhafaj, duke e kthyer sërish për t’i shërbyer, pasi e flaku disa vite më parë nga Ministria e Brendshme.