Connect with us

Politike

Komisioni Antikorrupsion/ Bylykbashi: Nuk bëhemi pjesë e farsave politike…

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Blykbashi, ka folur për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion nga mazhoranca, teksa është shprehur se PD nuk mund të bëhet pjesë e farsave politike.

“Ne na takon që të përballemi me qeverinë dhe do ta bëjmë me vota’’, u shpreh Bylykbashi.

Më tej ai shprehet se duhet të hetohen disa prej çështjeve shumë të rëndësishme, ndërsa Rama nuk do që ti japë barazim votave duke mos i ndarë ato të mazhorancës nga ato të opozitës.

“Kemi edhe skandalin e TIMS që po hetohet, por po bëhet çmos që të bllokohet hetimi dhe marrja e kontrollit me ligj i takon atij që e kërkon, pra ne e kërkuam ne na takon Mazhoranca thotë ska asnjë gjë, nëse ne nuk kemi prova. Njerëz që janë në konflikt interesi nuk i duan hetimet, personi që ka më shumë konflikt interesi është Edi Rama, detyra jonë është të përballemi me votë. Nëse Edi Rama thotë nuk bëj reformën zgjedhore dhe nuk jap barazim të votës pra njësoj si e mazhorancës dhe e opozitës, mendojmë ne se do ketë sukses te këto të tjerat. Epo ne nuk bëhemi dot pjesë e këtyre farsave’’, tha Bylykbashi.

 

Advertisement