Politike
Komisioni Antikorrupsion/ Rama: I rëndësishëm për anëtarësimin në BE
Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në mbledhjen e Komisionit të Posaccëm të Antikorrupsionit ku tha se ky komision është i rëndësishëm për ccështjet e Bashkimit Evropian. Rama tha se ky komision do të jetë i përhershëm në Kuvend pasi nevojitet për të ecur para me negocitatat me BE-në.
“Është dhe një proces i pashmangshëm teknik që nuk mund të përballohet me burimet e brendshme të qeverisë. Sepse ekspertët u angazhuan u bënë edhe target i gjithfarëlloj akuzave dhe insinuatave dhe goditjeve nëpër këto kanalet dhe rrjetet e ndryshme thashethemnajës publike që në këndvështrimin gabimisht quhet liri e fjalës. Thënë të gjitha këto dua të nënvizoj 3 gjëra: e para, lidhur me këtë proces. Ky komision është sot në kushtet që flasim një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë për në BE. Nuk shkojmë si qeveri e Shqipërisë por si një front institucionesh. Që përfaqësojnë 3 pushtete, të cilat në marrëdhënie me njëri tjetrin që kanë hapësira ndërveprimi, por edhe kufij.
Koordinimi i gjithë këtij fronti dhe ecja në mënyre uniforme sa i përket negociatës garantohet vetëm nëse Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që ndërveprojnë në emër të shtetit pikëtakohen dhe të gjitha këto forca të japin llogari sepse mund t’ju kërkohet llogari. Nëse në ecurinë e negociatave përparon qeveria dhe jo një x institucion që nuk është në urdhrat e qeverisë atëherë kush është autoriteti dhe instrumenti që edhe ky institucion të vendoset para përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari? Askush. Vetëm para Kuvendit mund të kërkohet llogari”, tha Rama.