Aktualitet
Kompania koncesionare në Portin e Durrësit akuza Autoritetit Portual: Na ka pezulluar aktivitetin

Kompania koncesionare EMS e cila ka për 35 vjet terminalin lindor në portin e Durrësit, ka deklaruar se në mënyrë arbitrare Autoriteti Portual i Durrësit ka ndërhyrë me forca policie dhe mjete, duke pezulluar aktivitetin e saj tregtar. Bëhet fjalë për bllokimin e hyrjeve dhe daljeve të automjeteve, zyrat dhe peshoren e mjeteve, kjo pa një paralajmërim.
Përfaqësuesi i EMS, Florian Cimo tha se nuk e dinë arsyen e këtij zaptimi, ndërsa po u shkaktohet dëm ekonomik në aktivitetin tregtar për kompanitë importuese dhe eksportuese.
“Anijet presin të ngarkohen dhe shkarkohen. Nuk e dimë cili është qëllimi i zaptimit të sipërfaqeve të kalatës lindore dhe pezullimi i aktivitetit…”
Kjo sipërfaqe e portit është pjesë e projektit të Alabbar.

