Connect with us

Pinknews

Komploti i vajzave/ Arbri: Roza xheloze për Heidin dhe Romeon

Opinionisti Arbër Hajdari është shprehur i lehtësuar që vajzat e kanë sqaruar vetë komplotin kundër djemve sepse fillimisht po dukej sikur ishte një komplot kundër Heidit, pasi një pjesë e banoreve kundër tij janë xheloze për fuqinë që ajo ka në saj të raportit të krijuar me Romeon.

Sipas Arbrit, romancat ecin në këtë lloj formati dhe Roza mund të jetë një ndër personazhet që ka xhelozi sepse ‘ka mbetur thatë’.

Nga ana tjetër, Ori është shprehur se do të donte që aleanca mes vajzave të zgjasë më shumë, dhe se nuk i pëlqejnë moralizmat. “Këto çështjet e moralit asnjëherë nuk ua përdorin cunave, ja përdorin po njëra tjetrës. Dhe më duket pak e padrejtë”- tha Ori, opinion i cili është mbështetur edhe nga Ledioni, i cili shtoi se po “i japin zë mentalitetit patriakal që vazhdon të mbizotëroj edhe në 2024-rën”.

Pjesë nga biseda:

Arbri: Shumë mirë që vajzat sqaruan vetë këtë punën e komplotit sepse farë mirë mu duk sikur ishte një komplot i banorëve kundër Heidit.

Vajzat: Jo, jo.

Arbri: Po pra po, më falni… Gjithsesi ka kohë që mes Heidit dhe Rozës ka që mungon simpatia. Ka filluar me feminist, i fut njerëzit në shtrat. Por unë kam përshtypjen se Roza si personazh i ekranit që kupton edhe pak efektin e romancave në shtëpi, mund të jetë pak xheloze.

Romeo: S’e kisha menduar ndonjëherë…

Roza: Unë si jam afruar, madje edhe e kam injoruar sepse këtë momentin “e ulët” ma ka thënë edhe te frigoriferi.

Heidi: Ti nuk më godet, ti më fut kunja dhe pretendon të rri e heshtur.

Ledioni: O Roza, duke qenë se Heidi është në fillimet e një raporti apo afër një miqësie që mund të jetë edhe diçka tjetër në të ardhmen me Romeon, i duket Arbrit që ti mund të jesh xheloze për fuqinë që brenda formatit një lidhje e këtij lloji mund të ketë.

Roza: Po, në fakt është vërë re sepse asnjë nuk më vjen tek e tek, futen tek njeri tjetri…

Ledioni: Nuk po kuptohemi.

Arbri: Është e vërtetë që ka pasur një ndryshim në sjelljen e Heidit, por unë mendoj se është nga ata personazhet që duan kohë të çelen. S’ka lidhje me kategorinë e njerëzve që shndërrohen. Disa duan pak kohë të marrin veten. Thjesht njerëzit mësohen brenda shtëpisë, lindin më shumë situata, po ashtu në sfond mund të lind një romancë dhe kam përshtypjen se jo vetëm Roza, por edhe ndonjë vajzë tjetër mund të xhelozojë fuqinë që të jep një romancë në format. Ndoshta mund të kenë një xhelozi që kanë mbetur thatë…

Ori: Do kisha dashur ta gëzoja pak këtë moment sepse do të thoshin u formula një aleancë, grupi i parë i gocave, gocat gjetën aleancën te njëra tjetra kundër çunave. Më pëlqeu Erjola që tha se kur ata na thonë ushtare, pse ne të mos tentojmë të bëjmë këtë tjetrën. Por nga ana tjetër nuk më pëlqejnë aspak këto moralizmat që bëhen. Këto çështjet e moralit asnjëherë nuk ua përdorin cunave, ja përdorin po njëra tjetrës. Dhe më duket pak e padrejtë.

Ledioni: E vërtetë është sepse i japin zë mentalitetit patriakal që vazhdon të mbizotëroj edhe në 2024-rën.

Ori: Dhe që merr jetë praktikisht.

Advertisement