Kosova
Kompromise të dhimbshme/ Kupchan për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend që të fokusohen tek e ardhmja.
“Kurti është duke bërë veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, targave, instalimit të kryetarëve në very. Tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin më dinarët. Duket se ai po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me kartën nacionaliste” – u shpreh Kupchan
I pyetur se me çfarë sfidash potenciale mund të përballet Kosova në aspektin e mbështetjes dhe partneritetit ndërkombëtar, ai deklaroi se ka dëgjuar disa paralajmërime të hidhura, në formën e mesazheve të qarta se Kosova nuk do të jetë në rrugën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, BE dhe NATO, nëse nuk ecën në rrugën e normalizimit.
Duke folur për gjenden e sigurisë në veri të Kosovës, ai theksoi se frika e rikthimit të dhunës, është edhe një nga arsyet përse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre në Evropë e kanë intensifikuar angazhimin diplomatik.
Kjo do të kërkojë deklarata publike dhe edukim më të fokusuar në të ardhmen, e jo përsëritje të mosmarrëveshjeve nga e kaluara.
I pyetur se çfarë mund të presë Kosova nga një mandat i dytë i presidentit Joe Bidenit dhe çfarë nga mandati i mundshëm i presidentit Donald Trump, Charles Kupchan tha se Donald Trump është një person disi i paparashikueshëm.
“Nëse Joe Biden rizgjidhet president, do të jemi dëshmitarë të angazhimit të mëtejshëm të diplomacisë dhe të trysnisë së madhe. Besoj se nëse Trump zgjidhet, ai do të vazhdojë në të njëjtën rrugë, për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet e mes Kosovës dhe Serbisë’ – potencoi profesori në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.