Politike
Konferenca për bimët mjekësore dhe aromatike/ Rama: Jemi në 25 eksportuesit kryesorë
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Konferenca e katërt Kombëtare të industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike. Kjo industri kishte si përfaqësues kryesor Filip Gjokën sipërmarrësin e kompanisë “FILIPI CO HERBS & SPICES”.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se edhe në vendin tonë vihet re një hov i kësaj industrie. Rama tha se deri më tani në vendin tonë është mbjellë një sipërfaqe më shumë se 7000 hektarë me bimët mjekësore dhe aromatike. Kreu i qeverisë tha se do vijojnë mbështetjen për këtë industri.
Rama tha se në këtë në këtë industri janë mbështetur 1086 projekte nga ana e qeverisë për një sipërfaqe totale që është rreth 2400 hektarë dhe po ashtu janë mbështetur me pjesëmarrje me grante të qeverisë 16 investime të rëndësishme. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria bën pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në rang botëror. Rama theksoi se 70% e eksporteve shkrojnë kryesisht në eurozonë.
“Shqipëria, edhe pse ka një territor krahasimisht të vogël për sasinë e prodhimit, sot që flasim bën pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në rang botëror, gjithmonë flasim edhe në raport me territorin dhe popullsinë.
Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të kihet parasysh se bimët mjekësore aromatike hyjnë në zërat e eksporteve tona bujqësore me një peshë goxha të rëndësishme, 5.64 miliardë eksporte janë një shumë e konsiderueshme nëse nisemi nga pikënisja e këtij rrugëtimi që unë e konsideroj të përbashkët dhe nëse shohim, qoftë pasqyrën e aktualitetit, qoftë edhe të ardhmen.
Jemi një vend që eksporton kryesisht në eurozonë, janë rreth 70% e eksporteve që shkojnë në Eurozonë dhe në këtë industri janë mbështetur 1086 projekte nga ana e qeverisë për një sipërfaqe totale që është rreth 2400 hektarë dhe janë po ashtu mbështetur me pjesëmarrje me grante të qeverisë 16 investime të rëndësishme”, tha Rama.
Në konferencë u bë një bilanc i zhvillimit të kësaj industrie, si edhe u diskutuan nevojat për investime.