Connect with us

Politike

Konferenca për Sigurinë në Mynih, Rama takohet me zyrtarë të lartë

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Munich. Ai është takuar me zyrtarë të lartë. Pak minuta më parë, ai ka ndarë foto nga takimi me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut Johann ëadephul dhe të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, si dhe me të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann ëadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz’– shkruan Rama.

Konferenca do të bëjë bashkë shumë liderë. Kamala Harris do t’i bashkohet liderëve, e po ashtu kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macro. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu do të shfaqet me lidhje video. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell janë midis zyrtarëve të tjerë të lartë të pranishëm. Konferenca vjen pak përpara përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Advertisement