Kosova
Konferenca që s’do Kosova, do bëhet/ Flasin analistët
Analisti politik nga Kosova, Artan Muhaxhiri, vlerëson se nga rrjedha e deritanishme e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, duket se organizmimi i një konference ndërkombëtare është i pashmangshme.
Bashkimi Evropian e ka cilësuar të vështirë procesin e dialogut Kosovë-Serbi për shkak se palët kanë qëndrime të ndryshme për arritjen e një marrëveshje normalizuese përfundimtare dhe në mungesë të rezultateve është ringjallur ideja e një konference ndërkombëtare nga Kryeministri Edi Rama, i cili i pari e pa si mundësi të mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve, derisa më vonë ideja mori mbështetje edhe nga Këshilli i Evropës.
‘’procesi i dialogut është i tillë që domosdoshmërisht do të përfundojë me një konferencë ta madhe ku do të merrej një vendim historik….” – shkruan Muhaxhiri
Por, për politologun, Fidan Ukaj, një ide e tillë nuk është në favor për Kosovën.
‘’nëse do të kemi një konferencë ndërkombëtare sigurisht se Serbia do të ketë kërkesa të reja…dhe propozimet e Serbisë do të ishin vetëm pëngesë…” – thekson Ukaj
Kundër idesë për një konferencë ndërkombëtare Kosovë-Serbi më herët u deklarua edhe kryeministri Kurti. Sipas tij, e rëndësishme është që të zbatohen marrëveshja bazike.