Connect with us

Kosova

Konferencë Ndërkombëtare/ S’ka zgjidhje tjetër për Kosovën dhe Serbinë

Andrej Ivanji, redaktor i gazetës së përjavshme “Vreme”, ka thënë se për Kosovën është e nevojshme një konferencë ndërkombëtare, meqë sipas tij dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE ka vite që nuk ka dhënë asnjë rezultat

Në një intervistë për agjencinë e lajemeve Fonet, Ivanji ka thënë se dialogu është thelbësor dhe ka potencuar se në Kosovë ekziston një konflikt I ngrirë.

Bazuar në rrethanat aktuale, ai u shpreh se gjërat do të mbesin kështu siç janë edhe gjatë në kohë dhe sipas tij s’ka ndonjë rrezik për konflikt më të madh. Megjithatë tha se tensionet lokale s’mund të përjashtohen, siç është parë së fundmi.

Ivanji theksoi se BE-ja është shansi i vetëm për Serbinë dhe se anëtarësimi i Kosovës në OKB është realitet.

Ai deklaroi se beson që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet, meqë Prishtina është zotuar për një gjë të tillë, dhe shtoi se Perëndimi duhet ta vendosë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nën presion shumë të madh për ta zbatuar atë marrëveshje.

Advertisement