Bota
Konfiskohet valixhja e një pasagjeri me 1.4 milionë euro në aeroportin e Mynihut
Në fund të dhjetorit, gjatë kontrollit të sigurisë në aeroportin e Mynihut, doganierët gjetën në një valixhe gjithsej 1.4 milionë euro.Siç raporton revista Fenix, siguria përmes rrezeve X në valixhe, që është një masë rutinë, ka vënë re kartëmonedhat.Menjëherë kanë lajmëruar doganierët, të cilët kanë numëruar paratë dhe kanë arritur në shumën prej 1.4 milionë euro.
“Kur largoheni nga një vend jashtë BE-së, të gjitha shumat mbi 10,000 euro duhet të deklarohen në doganë”, thotë një zëdhënës i zyrës së hetimit doganor.Ndërsa, në këtë rast, burri tentoi ta hipte valixhen e tij në avion, por shërbimi doganor e pengoi.Me kërkesë të prokurorit publik, gjyqtari hetues i gjykatës së qarkut ka urdhëruar konfiskimin e parave të gatshme. Burrit i janë konfiskuar dy telefona celularë dhe i është caktuar masa e paraburgimit.Në të njëjtën ditë, hetuesit kontrolluan banesën e 44-vjeçarit në lagjen Firstenfeldbruk. Aty gjetën para të gatshme dhe një makinë numërimi parash.