Bota
Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit, historiani ngre alarmin: Fillimi i një Lufte të Tretë Botërore
Konflikti i armatosur mes Hamasit dhe Izraelit, rrezikon fillimin e një Luftë të Tretë Botërore. Kështu deklaroi historiani Pëllumb Xhufi gjatë një interviste u ndal te gjeneza e konfliktit të Izraelit dhe Palestinës, i cili përkon në vitin 1948 me ndarjen e dy shteteve, ku tha se duhen minimizuar dëmet dhe të ruhen jetët e civilëve.
Një tjetër luftë është ajo mes Izraelit dhe Hamasit, mund të ketë pasoja për ne përfshirja e Iranit, grupi Mek?
“Thuhet se mund të degjenerohet në një Luftë të Tretë Botërore. Në atë luftë përfshihet gjithë komuniteti arabik. Qofshin dhe vende që kanë marrëdhënie me Izraelin. Ka një elektrizim të publikut të besimit mysliman. Populli e sheh me dhembshuri çështjen palestineze. Nga ana tjetër kemi anën e Izraelit, i cili pësoi një sulm të tmerrshëm. Ka një nyje e gjithë kjo, që fillon që në vitin 1948, kur do krijoheshin dy shtete. Rendësi ka që të ruhen jetët civile. Izraeli një vend aq i fuqishëm, dreqi i hëngrët duhet t’i njohë përderisa i vret krerët me raketa. Duhet të minimizojë dëmet, kjo duhet evituar dhe duhet zgjidhur problemi. Ata që thonë se rrezikohet një Luftë e Tretë Botërore, unë edhe e besoj.”, u shpreh Xhufi./balkanweb