Bota
Konflikti në Lindjen e Mesme, mijëra njerëz protestojnë në Stamboll kundër sulmeve izraelite në Gaza

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin turk, duke marshuar nga Sheshi Beyazit deri në xhaminë e Shën Sofisë për të treguar mbështetjen e tyre për popullin palestinez, raportoi Sinem Koseoglu e Al Jazeera nga tubimi.
Protestuesit shpresojnë se “do të ushtrojnë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrin hapa më të vendosur kundër Izraelit për të ndaluar agresionin e tij”, tha Koseoglu.
Dursun Kiziltan, një nga protestuesit, tha se ishte i indinjuar që “kjo mizori [në Gaza] po kryhet para syve të botës”.
“E ashtuquajtura botë e civilizuar mbetet e heshtur. Një botë që shqetësohet për tre balena të bllokuara në oqean nuk thotë asgjë ndërsa mijëra njerëz viktimizohen dhe lihen të vdesin nga uria”, tha ai.

