Pinknews
Konfrontim fizik mes Gertës dhe Gjestit, thirret urgjent nga Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit

Shtëpia e Big Brother VIP Albania ka qenë sërish skenë e një situate të tensionuar, këtë herë mes banorëve Gerta dhe Gjesti.
Gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë, e quajtur “Burrec mos u zemëro”, dyshja u përfshi në një konfrontim të vogël fizik, duke rritur edhe më shumë tensionet mes tyre.
Gjithçka nisi kur Gjesti, i nervozuar nga rrjedha e lojës, tentoi të largohej dhe në shenjë revolte hodhi zarin e pikëve, duke prishur ekuilibrin e lojës.
Në atë moment, Gerta u përpoq ta ndalonte, por ai reagoi menjëherë duke i thënë: “Mos më prek”, një frazë që e bëri situatën edhe më të ndezur.
Banorët e tjerë, të shqetësuar nga eskalimi i situatës, dëgjohen duke thënë “Mos, mos”, duke u përpjekur të qetësojnë palët dhe të shmangin një konflikt më të madh.
Tensionet mes Gertës dhe Gjestit kanë qenë të dukshme që nga fillimi i reality show-t, me përplasje të herëpashershme në debate të ndryshme.
Kjo përplasje e fundit vetëm sa konfirmon se marrëdhënia e tyre mbetet një nga më të nxehtat në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.

